Shefi i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Keir Starmer.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kurti ia dëshiroi gjithë të mirat homologut të tij britanik.
“Urime për Keir Starmer dhe Partisë Laburiste për fitoren dërrmuese historike mbrëmjen e djeshme. Ju dëshiroj gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit dhe mezi pres të bashkëpunojmë”, ka shkruar Kurti njofton KKosova.