Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar presidentin turk, Recep Taip Erdogan për fitoren në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Turqi.
Kurti ka thënë se mezi pret që të thellojnë bashkëpunimin Kosovë -Turqi.
”Urimet e mia të sinqerta për Presidentin Erdogan për rizgjedhjen e tij të suksesshme presidenciale. Mezi presim të thellojmë më tej bashkëpunimin dypalësh strategjik midis Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Erdogan më parë mori urim edhe nga presidentja, Vjosa Osmani.