3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti uron ditën e Shën Luçisë

Kryeministri i Republikës se Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar në pritjen e organizuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë, në shënim të ditës së Shën Luçisë.

“Është inkurajuese kur diplomacia shtrihet përtej mureve të zyrave tona dhe na bashkon për të festuar traditat e dashura të miqve tanë në Kosovë”, tha Kurti në fjalën e tij.

Me rastin e kësaj feste, ai theksoi rëndësinë e reflektimit mbi rrëfimet që na kujtojnë fuqinë e qëndrueshme të dhembshurisë dhe forcën e shpirtit njerëzor. Tutje i pari i qeverisë shtoi se këto histori, si ajo e Shën Luçias, le të shërbejnë si frymëzim për të gjithë, për të ofruar kujdes dhe solidaritet për të tjerët pranë nesh.

Kryeministri i uroi të pranishmit, popullin suedez dhe të gjithë ata që e festojnë ditën e Shën Luçisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img