Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar koalicionin CDU/CSU për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Gjermani.
Ai po ashtu uroj edhe Friedrich Mertzin, i cili pritet të jetë kancelar i ardhshëm.
Kurti tha se Kosova dhe populli saj mezi presin vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.
“Urime Friedrich Merz dhe CDU/CSU për fitoren e zgjedhjeve federale gjermane. Kosova dhe populli i saj presin me padurim vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë”, ka thënë Kurti.