Site icon PrishtinaPress

Kurti: Unë i kam kërkuar Borrellit ta dënojë djegien e veturave në veri

Shefi për Politikë të Jashtme I Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka dënuar djegien e veturave në veri të Kosovës, të qytetarëve serbë që i kanë konvertuar targat në RKS.

Por sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ky reagim ka ardhur pas kërkesës që ka pasur drejt Borrell.

“I kam kërkuar Borrellit ta dënojë djegien e veturave në veri të Kosovës. Kjo është bërë nga kriminelët të cilët janë të organizuar në struktura të ndryshme, por e përbashkëta e të gjitha këtyre strukturave është se Beogradi i dirigjon dhe i financon”, ka deklaruar Kurti për mediat serbe pas Samitit të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Berlin.

“Ne duam paqe dhe siguri për krejt qytetarët dhe shteti i Republikës së Kosovës është shtet i pavarur që ka sundim të ligjit dhe Kushtetutën e vetë. Por e dimë që në veri të shtetit tonë është Serbia, ku nuk ka as demokraci e as vlera proevropiane për shkak se Beogradi, në të vërtetë ka marrë anën e Kremlinit dhe presidentit Putin i cili e ka ndërmarrë sulmin e tmerrshëm ndaj Ukrainës”.

“Atje, pos krimeve të ndryshme të luftës, në njëfarë mënyre Putin po dëshiron ta sulmojnë gjithë rendin evropian dhe euroatlantik i cili nuk është vetëm rend i sigurisë e paqes por edhe i demokracisë dhe lirisë, të atillë çfarë ne i njohim”.

Exit mobile version