Site icon PrishtinaPress

Kurti udhëton sot për në Bruksel, nesër takohet me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën do të takohen në Bruksel për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale.

Kurti do të udhëtoj sot për në Bruksel, kanë konfirmuar nga Qeveria e Kosovës.

“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuçiq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për Telegrafin.

Telegrafi mëson se takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit me ndërmjetësimin e BE-së do të mbahet në orët e paradites.

Takimi mes palëve pritet të ndodhë në ditën kur sipas planit të Qeverisë parashihet të nis zbatimi i fazës së dytë për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, e cila parasheh gjobë prej 150 euro./Prishtinapress/

Exit mobile version