Home Baner Kurti udhëton për në Sofje të Bullgarisë për Forumin Ekonomik të Vjenës,...

Kurti udhëton për në Sofje të Bullgarisë për Forumin Ekonomik të Vjenës, atje do të takohet me krerët e shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili kësaj radhe mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kurti ka udhëtuar së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa Zyra e Kryeministrit ka njoftuar pak për agjendën e tij.

“Ai do të marrë pjesë bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Fillimisht do të jetë i pranishëm në ceremoninë hapëse të forumit ku do të mbajë një fjalë rasti. Ndërkaq, nesër do të jetë pjesë e sesionit të diskutimit “Pyetje për vizionarët: Roli i inovacionit, teknologjisë dhe arsimit për bashkëpunimin ekonomik rajonal””, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

“Pjesëmarrës në takimet e Sofjes do të jetë dhe Kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavchev, si dhe ministra, zyrtarë qeveritarë e personalitete nga Evropa”, thuhet në njoftim.

ZKM thotë se me këtë rast, Kurti “do të zhvillojë takime bilaterale me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev dhe me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev”.

Exit mobile version