Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili kësaj radhe mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Kurti ka udhëtuar së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa Zyra e Kryeministrit ka njoftuar pak për agjendën e tij.
“Ai do të marrë pjesë bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Fillimisht do të jetë i pranishëm në ceremoninë hapëse të forumit ku do të mbajë një fjalë rasti. Ndërkaq, nesër do të jetë pjesë e sesionit të diskutimit “Pyetje për vizionarët: Roli i inovacionit, teknologjisë dhe arsimit për bashkëpunimin ekonomik rajonal””, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
“Pjesëmarrës në takimet e Sofjes do të jetë dhe Kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavchev, si dhe ministra, zyrtarë qeveritarë e personalitete nga Evropa”, thuhet në njoftim.
ZKM thotë se me këtë rast, Kurti “do të zhvillojë takime bilaterale me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev dhe me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev”.