Site icon PrishtinaPress

Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti do të jetë “folës kryesor” në Konferencën e Mbrojtjes në Londër.

“Aty do të zhvillojë një takim bilateral me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në këtë konferencë.” – thuhet tutje në njoftim.

Zyra e kryeministrit më tej njofton:

“Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe në Parlamentin britanik, si dhe do të ketë një bashkëbisedim me Drejtuesen Ekzekutive të Institutit ODI (Overseas Development Institute), Sara Pantuliano, për 25-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës.

Bashkëbisedimi do të transmetohet drejtpërdrejt në ëebfaqen zyrtare të ODI dhe përmes Zoom-it në vjegëzën më poshtë nesër, 23 maj, nga ora 17:30 sipas orës lokale”.

Exit mobile version