Site icon PrishtinaPress

Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë “Munich Security Conference”. Kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media.

Kurti do të shoqërohet nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Tutje bëhet e ditur se Kurti do të qëndrojë atje për tri ditë.

Gjatë qëndrimit në Gjermani Kurti do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale.

Exit mobile version