Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë “Munich Security Conference”. Kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media.
Kurti do të shoqërohet nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Tutje bëhet e ditur se Kurti do të qëndrojë atje për tri ditë.
Gjatë qëndrimit në Gjermani Kurti do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale.