Site icon PrishtinaPress

Kurti udhëton për në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në kuadër të qëndrimit në Austri, ai së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, sot do të takohen me bashkatdhetarë dhe miq të shtetit të Kosovës në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Austri. 

Exit mobile version