Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, Kurti do të ketë dhe takime bilaterale.