2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota.

Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje, duke pyetur retorikisht se çfarë bëjnë nëse iu dyfishohen votat nga diaspora.

“Çdo e nënta euro e buxhetit të Republikës së Kosovës shkon ose për Ministrinë e Mbrojtjes ose për Ministrinë e Punëve të Brendshme sepse na e dimë shumë mirë sa shumë kemi vuajtur e humbur të kaluarën sepse nuk i kemi pasur forca tona. E tash Kosova e ka ligjshmërinë, kushtetueshmërinë, sovranitetin shtetëror, e ka integritetin territorial cepë më cepë si asnjëherë më mirë, e paramendoni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju me na i dyfishu me I ba 74 mijë”, ka thënë Kurti.

Kurti këtë video e publikoi në Facebook, të dielën teka shkroi mbi të për pritjen që ia ka bërë mërgatës.

“Kur vjen mërgata, Kosova është e plotë. Sa më afër që e kemi mërgatën, aq më përpara e çojmë Kosovën. Në takimin e mbrëmshëm me bashkatdhetarë frymonte entuziazmi dhe besimi se, duke qenë së bashku, do ta vazhdojmë punën e mirë. Përkushtimi do të jetë edhe më i fuqishëm, ashtu siç është edhe e ardhmja e afërt për vendin tonë. Edhe katër ditë mbeten nga afati i fundit i regjistrimit për mërgatën, që të mund ta ushtrojë të drejtën për të votuar. Ju ftoj të regjistroheni sa më parë e sa më shpejt, sepse e ardhmja e një Kosove të fuqishme bëhet e mundur vetëm me pjesëmarrjen e mërgatës sonë të fuqishme”, ka shkruar Kurti në Facebook.

https://www.facebook.com/share/v/1BHxw4dKQn/?mibextid=wwXIfr

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img