Site icon PrishtinaPress

Kurti u uron festën e Pashkëve besimtarëve ortodoksë

Kryeministri Albin Kurti u ka uruar besimtarëve ortodoksë festën e Pashkëve.

“Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën. I trokasin vezët e kuqe në ndërrimin e së shtunës me të dielën dhe urojnë njëri-tjetrin për fillim të ri, në përqafime gëzimi për ringjalljen e shpresës“, ka shkruar Kurti.

Kurti ka uruar që shpresa dhe jeta të triumfojnë mbi gjithçka.

“Ju uroj qytetarëve tanë të besimit ortodoks Pashkë të gëzuar! Këtë pranverë, në këtë kremtim, urojmë që shpresa dhe jeta të triumfojë mbi gjithçka, që ndihma ta mbizotërojë egoizmin, që e drejta ta largojë të keqen, së bashku dhe me vullnetin dhe përpjekjen e të gjithëve.”, u shpreh tutje kryeministri.

“Dashuria do ta mposhtë përfundimisht urrejtjen. Pashkë të bekuar!”.

Exit mobile version