-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti u ka shprehur gatishmëri Lajçakut dhe Borrellit për zgjedhje të parakohshme në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se u ka shprehur gatishmëri, emisarëve ndërkombëtarë europianë, për zgjedhje të parakoshme në veri.

Sipas tij, kjo në kuadër të diskutimit për deeskalim dhe normalizim të situatës.

”Në takimin e djeshëm me [Miroslav] Lajçak, kemi disktuar për deeskalim edhe normalizim”.

”Unë i kam siguruar jo vetëm [Miroslav] Lajçakut dje por edhe [Josep] Borrelin të dielen, se Qeveria e Kosovës nuk kontribon në eskalim”.

”I kam siguruar që policët që janë nëpër ndërtesa të komunave, nuk janë duke zhvilluar operacione në rrethinën e atyre ndërtesave”.

”Sepse komunikatën e lëshuar nga [Josep] Borrell nga Moldavia, thoshte që ‘në afërsi të ndërtesave të mos ketë operacione të policisë së Kosovës’ ”

”Kam shprehur gatishmërinë tonë për zgjedhje të parakohshme në veri. Sepse vetëm zgjedhjet e parakohshme janë mundësia për ndërrimin e pushtetit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img