Site icon PrishtinaPress

Kurti tregon se ku ndodhet Xhelal Sveçla dhe komandanti i Policisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës për media, ka bërë të ditur se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha janë në kampin Belvedere.

“Unë jam këtu në Prishtinë me zv.drejtorin Fehmi Hoti, ndërkaq ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe drejtori Policisë, Gazmend Hoxha janë në kampin Belvedere. Pra ne jemi vazhdimisht në komunikim me njëri tjetrin”, tha Kurti në konferencën për media, ku u shpalosën detaje për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Exit mobile version