-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Trashëgimia e Rexhep Lucit mbetet e gjallë dhe duhet të vazhdojë përmes veprave tona

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se e ka shikuar mbrëmë dokumentarin “‘REXHEP’ – Çka e vrau arkitektin?”.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky dokumentar tregon jetën e arkitektit Rexhep Luci, përkujton se drejtësia për të ende nuk është vendosur “dhe se ne të tjerët kemi humbur shumë më tepër sesa ai vetë”.

“Rasti i vrasjes së Rexhep Lucit i cili fillimisht trajtohej nga ndërkombëtarët e UNMIK-ut është transferuar te prokuroria e drejtësia vendore. Dorasi(t) ende në liri, me drejtësi të mohuar për rastin, familjarët e miqtë e tij, mbarë popullin e shoqërinë. Ne të gjithë duhet të flasim, të zemërohemi me të panjohurën sublime që e shfaq ky krim dhe të angazhohemi për dokumentimin e punës dhe qasjen që e kishte arkitekt Rexhepi”.

“Le të nderojmë kujtimin e Rexhep Lucit jo vetëm me fjalë, por duke kërkuar drejtësi, duke luftuar për llogaridhënie, dhe duke u përkushtuar ndaj të njëjtit vizion për integritet dhe përparim për të cilin ai nuk u spraps derisa dha edhe jetën”.

“Trashëgimia e Rexhep Lucit mbetet e gjallë dhe duhet të vazhdojë përmes veprave tona. Puna e tij, vizioni për një Prishtinë më të drejtë dhe më të rregullt, është një udhërrëfyes për të gjithë ne që besojmë në një të ardhme më të mirë”, ka thënë Kurti në një postim në Facebook.

Mbrëmë në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë, u shfaq dokumentari “Rexhep – Çka e vrau arkitektin”, nga MB OFFICE me regji të Mathieu Jouffre dhe skenar nga Besa Luci dhe Mathieu Jouffre, ku përkujtua jeta dhe vepra e Rexhep Lucit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img