1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti thotë se “vetëmenaxhimi” gjendet në Konventën e KiE për mbrojtjen e pakicave

Kryeministri Albin Kurti sot ka folur për marrëveshjen e dakorduar në Ohër, për të cilën tha se është dashur të nisë zbatimin qysh dje dhe se për këtë ndërkombëtarët do të duhej ta dënonin Serbinë.

Ai foli edhe për çështjen e Asociacionit, duke thënë se ai gjendet në konventën e Këshillit të Europës për mbrojtjen e pakicave.

“Do të duhej që atë formulimin për vetëmenaxhimin e komunitetit serb që të adresojmë çështjet që na paskan ngelur pa u përmbushur dhe për neve natyrisht – siç kam thënë në Kuvendin e Kosovës – bëhet fjalë për një formulim, i cili i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, sipas Këshillit të Europës”, tha Kurti pasi falënderoi partnerët amerikanë për rolin e tyre në dialog.

Ai tha se tani topi është në Serbi dhe jo në Kosovë.

“Në vend se të diskutojmë kur do të nënshkruajë Serbia, kur do ta themelojmë Asociacionin. Prandaj, është  e rëndësishme t’i qëndrojmë besnikë interesave të Kosovës dhe popullit tonë, sepse ne kemi qenë konstruktivë e kreativë. Të gjitha pyetjet duhet të jenë në Beograd tash”.

Kurti tha se është i vetmi që në këto takime të Brukselit bën propozime, ndërsa pala tjetër nuk e bën

“Unë bëj propozime dhe oferta që refuzohen”.

Po ashtu, kryeministri u pyet nëse kjo marrëveshje e panënshkruar do të shkojë në Kuvend për ratifikim. Në përgjigje, Kurti tha se marrëveshja do të diskutohet në Kuvend, por se s’mund të bëjë marrëveshje me veten./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img