Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vlerësuar lartë punën e bërë nga institucionet e Kosovës që sipas tij sanuan në kohë rekorde dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc.
Kurti shpërndau postimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ku disa orë më herët njoftoi se është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e Prishtinës.
Kurti shtoi se “ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona”.
Postimi i tij:
Punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc. Çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë, e edhe ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona.