-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti thotë se partia e Shpend Ahmetit nuk do ta kalojë as pragun zgjedhor

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur për partinë e Shpend Ahmetit, PSD, në për të cilën ai ka thënë se në zgjedhje nuk do t’i marrë as 2 për qind.

Kurti, në një intervistë për portalin serb “Istinomer,” ka thënë se “Thaçi është i vetmuar, nuk e ka përkrahjen e popullit, sikur që nuk e ka as mandatin e Kuvendit për çfarëdo negociatash. Thaçi e ka humbur edhe kredibilitetin edhe autoritetin.”

“… Në gjithë karrierën e tij, Thaçi sot është në nivelin më të ulët, kur është fjala për përkrahjen qytetare, për çka flasin matjet në opinionin publik. Është paradoksale, mirëpo pika më e fortë e këtij presidenti të dobët është pikërisht kryeministri i dobët. Shërbimi më i madh që Haradinaj sot mund t’i bëj vendit është të dalë nga koalicioni qeveritar, me çka do të shkaktonte zgjedhje të reja. Një akt i tillë do ta delegjitimonte komplet Thaçin, i cili përveç asaj që është i korruptuar, në të njejtën kohë është i shantazhuar. Në këtë kuptim ai ka hall fatin e tij, jo fatin e Kosovës”, tha ai.

Më tej Kurti ka thënë se “Kancelarja Merkel në disa raste ka theksuar se Gjermania nuk e përkrahë ndërrimin e kufijve, e qëndrim të ngjashëm kane edhe qeveria britanike dhe ajo franceze. Fjala është për shtete kyçe të BE-së që e kanë njohur Kosovën në kufijtë ekzistues. Duetin Thaçi-Vuçiq eventualisht e përkrahin qarqe të caktuara të së djathtës ekstreme”.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje vlerëson se ideja e demarkacionit të kufirit  mund të duket tërheqëse për disa rryma brenda BE-së, sepse Serbia duhet ta përmbushë artikullin 35 në negociatat për anëtarësim, që nënkupton definimin e territorit dhe të kufijve, mirëpo që Kosova nuk mund të heqë dorë nga territori i saj dhe nga interesat e saj jetike për shkak të Serbisë.

Përkujton që Serbia duhet ta njohë Kosovën, kurse në anën tjetër BE duhet që, për shkak të ruajtjes së paqes në tërë rajonin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, t’i anëtarësojë të gjitha vendet së bashku.

“Serbia na do neve, qytetarëve të Kosovës, si konsumatorë të mallrave të saj, derisa prodhuesit tanë praktikisht nuk kanë shans të eksportojnë në Serbi. Qëndrimi ynë është për reciprocitet të plotë me Serbinë. Reciprociteti në marrëdhënie është parimi real. Negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë i duhen më shumë Vuçiqit sesa neve”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img