-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti thotë se në më pak se 25 vjet ekonomia e Kosovës u rrit për pesë herë e gjysmë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se pas më pak se 25 vjetëve, ekonomia në Kosovë është rritur për pesë herë e gjysmë.

Pos kësaj, shefi i qeverisë tha se krahasuar me vitin kur është shpallur Pavarësia, pra në 2008, sivjet, bruto produkti vendor është tre herë më i madh.

“Ekonomia e vendit tonë, apo bruto produkti vendor, sivjet do të jetë pesë herë e gjysmë më i madh se sa në vitin 2000, pra pas më pak se 25 vjetëve, ekonomia është rritur pesë herë e gjysmë. Ndërkaq krahasuar me vitin kur është shpallur pavarësia – 2008, sivjet do ta kemi bruto produktin vendor gati tre herë më të madh se në vitin 2008. Kurse krahasuar me katër vjet më herët, sivjet e kemi 50 për qind më të lartë bruto produktin vendor. Qytetarët janë më të lirë dhe shteti është më i pavarur e më i zhvilluar se kurdo herë më parë. Demokracia është përherë e më e shëndoshë e qeverisja po bëhet përherë e më e mirë, pra çlirimi, sakrifica gjithëkombëtare ndër gjenerata, shpallja e pavarësisë, ja kanë vlejtur fort”, tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img