Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje për takimin që ka zhvilluar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit James O’Brien dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Kurti mes tjerash theksoi se temë e bisedës ka qenë respektimi dhe zbatimi i plotë i marrëveshjes bazë.
Shefi i qeverisë shtoi se i janë gjithmonë mirënjohës SHBA-së për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në rrugën drejt integrimit euroatlantik.
“Ne diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazë. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës Amerikës për rolin kryesor dhe mbështetjen për Kosovën në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”, shkroi Kurti në X.
Ndërsa, O’Brien me anë të një postimi në X në mbrëmjen e së mërkurës potencoi se i ka kërkuar Kurtit përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“ShBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Diskutova hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, shkroi O’Brien në X.
I met w/ Asst. Sec. Jim O’Brien @StateEUR & Amb. Hovenier @USAmbKosovo yesterday. We discussed the importance of respecting and fully implementing the Basic Agrmt. We will always be grateful to the 🇺🇸 for its central role & support for 🇽🇰 in our path to Euro-Atlantic integration. pic.twitter.com/A8dLp5Eumy
— Albin Kurti (@albinkurti) April 25, 2024