Site icon PrishtinaPress

Kurti thotë se e vlerëson pozitivisht propozimin franko-gjerman, flet për raportet me ShBA-të dhe zgjedhjet e parakohshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qëllimi i Beogradit është maskimi për refuzim i planit franko-gjerman dhe i bëjnë këto drama që nuk duhet shndërruar në tragjedi për ta maskuar propozimin.

Kurti ka thënë se propozimin franko- gjerman që ka mbështetjen e Brukselit dhe Washingtonit e vlerësojmë për shkak se nocionet që përdoren janë vlera.

“Tash jemi të vlera dhe e kam vlerësuar këtë propozim si hap në drejtimin e duhur. Unë jam i bindur se deri më 18 gusht s’kemi pasur dialog për marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Më tutje, ai ka treguar se më 9 shtator kanë shkuar në zyrën e tij, përfaqësuesit apo këshilltarët e kancelarit gjerman dhe presidentit Macron bashkë me Lajçakun.

“ Ata kanë sjellur përmbledhje të ideve të modeleve të cilat s’i kam refuzuar por janë bazë e mirë. Unë i kam vërejtjet e mia, mirëpo unë s’e kam kundërshtuar. Ndërsa Beogradi i tha jo në mënyre unanime”, ka shtuar Kurti.

Më tutje, Kurti është pyetur edhe për raportet me ShBA-të, për të cilat ka thënë se nuk janë sikur raporti gjyshi me nip.

“Asnjë vendim i joni nuk i ka befasuar miqtë tanë ndërkombëtare. Nuk ekziston raporti i tillë. Partneriteti ynë me ta është aleancë që bazohet mbi vlera dhe me qëllime të përbashkëta. Komunikimi është i vazhdueshëm. Sjellja jonë është kështu vigjilent gjithmonë, të brengosur shpesh herë, të frikësuar asnjëherë”, ka theksuar ai.

I pyetur nëse vendi po shkon drejt zgjedhjeve, i pari i ekzekutivit ka thënë se zgjedhjet nacionale e lokale kanë përfunduar. Megjithatë ka thënë se zgjedhje do të ketë në ato komuna ku ka pasur dorëheqje të kryetarëve të komunave në veri të vendit.

Exit mobile version