6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kurti thotë se do të shohin mundësinë që edhe gazetarët të përfshihen në Pakon emergjente

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Komunën e Ferizajt tha se do të adresojë çështjen e përfshirjes së gazetarëve në Pakon Fiskale Emergjente.

Kurti tha se pakoja është ciklike dhe se është bërë vetëm për dy apo tre muaj.

Tutje, ai shtoi se përveç kategorive të tjera të përfshira, ata do të shqyrtojnë mundësinë që në këtë pako të përfshihen edhe gazetarët, shoferët e pastruesit, transmeton Telegrafi.

“Është e vërtetë që i kemi mbështetur të gjitha uniformat të cilët janë në vijën e frontit. Uniformat e bardha të mjekëve, të kaltrat të policëve e të tjera. Por, pakoja emergjente është ciklike. Ne nuk kemi bërë një pako për gjithë vitin, por vetëm për dy muaj, këtë, muajin tjetër e eventualisht edhe një pas këtij, duke shpresuar se do të kalojmë këtë krizë. Pajtohem që duhet ta adresojmë në këtë çështje, në mënyrë që të shohim se edhe ata që nuk i kemi përfshirë, të përfshihen, si pastruesit, shoferët dhe gazetarët”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img