-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti thotë se betimi i kryetarëve në veri do të mbahet në ndërtesa publike të komunave

Kurti thotë se betimi i kryetarëve në veri do të mbahet në ndërtesa publike të komunave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lajmëruar se betimi i kryetarëve të rinj të komunave veriore do të bëhet në ndërtesat publike të komunave përkatëse.

Këtë ai e ka thënë në mbledhjen e Qeverisë, teksa ka njoftuar se nesër mbahen seancat konstitutive për kryetarët e rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

“Nesër, në ndërtesa publike në këto komuna, do të mbahen seancat konstituive dhe betimi edhe i tre kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

“Vota e munguar, ishte mungesë e vullnetit të lirë, jo shprehje e vullnetit politik. Fushata të tilla kërcënuese të Beogradit zyrtar ndaj serbëve lokalë, veçanërisht në katër komunat tona në veri të vendit, janë të shpeshta dhe të vazhdueshme. Por, veç pse diçka ndodh shpesh dhe vazhdimisht, nuk do të thotë që është normale dhe e pranueshme”, ka thënë ndër të tjera kryeministri.

Pos tjerash, Kurti e ka quajtur jo-normale mungesën e shërbimeve institucionale në veri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img