E kur ia ka përmendur këtë Kurti Molliqajt, ky i fundit ka reaguar shumë keq.
“Kur unë i kam thënë ish sekretarit se ai po ndikon tek ti, reagimi i ish sekretarit ka qenë i mbireagueshëm”, ka thënë Kurti.
“Jo fare nuk është shprehje e imja, por kritika ime ka qenë në VV se ka një drejtor në televizion në Kosovë i cili i thërret në studio njerëzit e VV dhe ua kreh bishtin në studio dhe më pastaj provon t’i influencojë. Bëhet fjalë për një person që ka të kaluar me Stanishiqin. Ka një histori me Stanishiqin, por nuk besoj që askush në VV ka mendësi të Stanishiqit. Stanishiqi në këtë rast është figura më problematike në vitet e 90, dhe ai ka qenë personi që ka krijuar grupe paramilitare, dhe ai është personi që ka krijuar partinë radikale në Serbi. Është një person që po ka ndikim sa kryeministri dhe ka një qasje të tillë që s’ka të bëj fare me gazetarin. Ku fshihet agjendi, në studio televizive, bëhet fjalë për njerëz pa maska”, ka thënë Kurti.