Advertisement
Kurti ka thënë se nesër është 21-vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i formimit të LVV-së, transmeton Telegrafi.
“Në këtë përvjetor të dyfishtë, ne ndodhemi në situatën që kërkon durim dhe zgjidhje. Durim për të përballuar pandeminë COVID-19, që nuk ka kaluar, dhe zgjidhje duke hyrë në zgjedhjet që po vijnë. Në këto 15 vite, kemi dëshmuar se e bëjmë opozitën fuqishëm si askush më parë, e sivjet kemi dëshmuar se e bëjmë qeverisjen mirë si askush tjetër”, thotë Kurti në video-mesazhin e tij drejtuar qytetarëve.
Kurti ka pohuar se LVV është duke u rritur shumë dhe se në zgjedhjet tjera do të fitojnë mbi shumën e të tjerëve.
“Nuk ka lëvizje pa popull kurse në Kosovë populli është bërë lëvizje. Ejani nesër në ketë tubim paqësor me muzikë e fjalime, ejani masivisht”, ka thënë ai.
Tubimi i LVV-së, është planifikuar të mbahet në ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë./Telegrafi/
PostAdss