3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti thirrje mërgimtarëve: Regjistrohuni si qytetarë jo-rezidentë përmes e-diasporës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë me një videomesazh ku u ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohen në censusin vendor tashmë të kryer.

Kurti u bëri thirrje që ata që s’janë regjistruar ta bëjnë këtë përmes platformës “e-diaspora”.

Postimi i plotë:

Të dashur mërgimtarë,

Procesi i regjistrimit si qytetarë jo rezident të Republikës së Kosovës është mundësia juaj për të forcuar lidhjen me atdheun.

Duke u regjistruar, ju bëheni pjesë aktive e ndërtimit të së ardhmes së Kosovës dhe të vetë mërgatës.

Përdorni të drejtën tuaj kushtetuese dhe regjistrohuni online përmes platformës e-diaspora deri më 31 gusht 2024.

E krahas platformës e-diaspora, ju mund të informoheni dhe sipas nevojës edhe të ndihmoheni për t’u regjistruar, në objektet e komunave rajonale të Kosovës, nga zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por me ndikim të madh. Të dhënat tuaja do të ndihmojnë në krijimin e politikave që mbështesin mërgatën, përmirësojnë shërbimet, si dhe forcojnë lidhjet kulturore dhe arsimore me atdheun.

Mërgata është pjesë e pandashme e kombit tonë, andaj ju ftoj që të regjistroheni secili dhe secila prej jush!

Ju faleminderit!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img