1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti thirrje diasporës që të votojnë në zgjedhjet evropiane: Kontributi ynë kundër rreziqeve që e kërcënojnë BE-në

Këtë të diel, më 9 qershor, në 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian do të mbahen zgjedhjet evropiane.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të njëjtat mbase janë më të rëndësishmet që prej zgjedhjeve të para evropiane të vitit 1979.

Kurti iu është drejtuar bashkatdhetarëve që jetojnë nëpër shtete anëtare të Bashkimit Evropian e që kanë të drejtë vote.

Në mesazhin e tij, ai tregon se pse kësaj radhe zgjedhjet janë aq të rëndësishme dhe përcaktuese për të ardhmen e Evropës.

“Së pari ato ndodhin në rrethana ku një luftë e drejtpërdrejt po ngjanë mu në Evropë, në Ukrainë pas agresionit rus. Kjo luftë u nis prej një ideologjie fashiste nga Kremlini i Putinit. Së dyti i keni parasysh ndasitë që ekzistojnë brenda BE-së dhe përbrenda vendeve anëtare, përmes këtyre ndasive, Rusia duke u mbështetur gjithashtu në disa rryma politike ekstremiste ose liderë në pushtet të këtyre vendeve, ka ushtruar me vite një ndikim dëmtues. Qëllimi i Rusisë dhe aleatëve të saj evropianë jashtë dhe brenda BE-së është i qartë: dobësimi i BE-së, dobësimi i projektit të zgjerimit të BE-së dhe të NATO-s, ndërsa ndaj neve, veçanërisht në Kosovë synohet pengesa e çdo perspektive integruese. Kështu që së treti, Kosova si vend aplikoi për anëtarësim në BE dhe si vend që ka për qëllim strategjik kryesor integrimin në BE dhe në NATO, nuk mund të mos marrë pjesë e të mos kontribuojë në çfarëdo forme në ruajtjen e këtyre organizatave dhe vlerave demokratike që ndajmë me to”, tha ai.

I pari i ekzekutivit shtoi se vota e bashkatdhetarëve në zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian duhet të jetë kontributi kundër rreziqeve që e kërcënojnë kohezionin dhe unitetin e BE-së.

“Prandaj vota juaj në zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian të 9 qershorit duhet të jetë përgjigja jonë, kontributi ynë kundër rreziqeve që e kërcënojnë kohezionin dhe unitetin e BE-së”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img