1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti themelon Fondin e Sigurisë, fton qytetarët të kontribuojnë për sigurinë shtetërore (Dokument)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, kam autorizuar sot Ministrinë e Financave për themelimin e ‘Fondit të Sigurisë’”.

“Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se “në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij”.

“Ftohen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, pas agresionit rus në Ukrainë, në Kosovë janë shtuar zërat për krijimin e një fondi për rritjen e përkrahjes financiare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në dhjetor të vitit 2021 ka propozuar krijimin e një fondi, i cili do t’i dedikohej ekskluzivisht forcimit të Ushtrisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img