Site icon PrishtinaPress

Kurti: Thaçi veç për mos me shku në Burg, kufirin edhe në Vushtrri e bjen

Deklarimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi për ndryshim të kufijve me Serbinë, sot edhe njëherë i ka komentuar lideri i VV-së, Albin Kurti.

Ai thotë citon një bashkëluftëtar të presidentit, i cili ka thënë Thaçi vetëm për të mos shkuar në burg, është në gjendje kufirin me sjellë edhe në Vushtrri, raporton Veriu.info.

“Ambasadorit rus në Tiranë nga studioja e Opinionit të Blendi Fevziut, gjysmë Presidenti Hashim Thaçi i kërkoi takim me Putinin. Siç më tha një ish bashkëluftëtar i tij: “Ky Hashim Thaçi veç për mos me shku në burg, kufirin edhe në Vushtrri ta bjen!”, ka shkruar Albin Kurti në Facebook.

Exit mobile version