0.5 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Thaçi jo vetëm që nuk është President, por nuk është as i Kosovës

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe posaçërisht me premtimet e bëra nga presidenti Hashim Thaçi.

Kurti ka thënë se nga premtimet brenda vendit si kryeministër, Thaçi ka kaluar te premtimet nga jashtë vendit si president.

Sipas Kurtit ky nuk është Presidenti i Kosovës por ambasador i vetëshpalluri ne emër të instancave të të cilave premton.

Kurt ka shtuar poashtu se Thaçi s’e ka për shtet që u garanton liri qytetarëve, por për pushtet të vetin e që është e vetmja garanci e lirisë për të.

Postimi i plotë:

Ambasadori i vetëshpallur i shteteve mosnjohëse

Nga premtimet brenda vendit si kryeministër, Thaçi ka kaluar te premtimet nga jashtë vendit si president. Dikur si kryeministër premtonte prej 200 mijë vendeve të punës në Kosovë e deri te formimi i komunave Kodra e Trimave, Has, Kievë, Hogosht e Zhegër. Sot si president premton bashkangjitje të Luginës dhe anëtarësim të Kosovës në OKB, NATO e BE.

Presidenti Thaçi po premton në emër të Presidentit Vuçiq se do të na bashkangjiten Presheva, Medvegja e Bujanoci; në emër të Presidentëve Putin dhe Xi se Kosova do të marrë ulëse në OKB; dhe, në emër të Spanjës, Sllovakisë, Rumanisë, Greqisë e Qipros se do të anëtarësohemi në NATO e BE.

Ky nuk është President i Kosovës por ambasador i vetëshpallur i këtyre instancave në emër të të cilave premton. Pra, Presidenti i Kosovës jo vetëm që nuk është President, por nuk është as i Kosovës. A thua e bën falas këtë punë ambasadori i vetëshpallur për shtetet që s’na kanë njohur? Nuk e di sa kush tjetër e paguan, por populli i Kosovës shumë shtrenjtë.

Thaçi s’e ka për shtet tonin që u garanton liri qytetarëve, por për pushtet të vetin e që është e vetmja garanci e lirisë për të.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img