7.3 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Telekomin do ta kthejmë në binar të zhvillimit dhe do të bëhet lider në vend

Kryeministri Albin Kurti tha se Telekomi i Kosovës do të vendoset në binarët e zhvillimit dhe do të bëhet sërish lider në vend.

Pas vizitës që i bëri këtij institucioni, kreu qeveritar në një konferencë për medie, tha se Telekomi duhet të nxirret nga kriza.

“Për disa vjet me qindra miliona euro ka derdhur Telekomi në buxhetin e Kosovës. Ne jemi të interesuar që Telekomin ta bëjmë lider në Kosovë ashtu siç ka qenë. Jemi të interesuar që bashkë ta nxjerrim Telekomin nga kriza dhe ta vendosim në binarët e zhvillimit”, tha Kurti.

Përkrahje Telekomit i shprehu edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Është koha të shohim përpara për investime në rrjet dhe kodit shtetëror të Kosovës”, tha Rizvanolli.

Ndërsa, ushtruesja e detyrës së kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hana tha se kjo ndërmarrje ka nevojë të madhe për ndihmë.

Në tetor të vitit të kaluar Qeveria ka ndarë 40 milionë euro për financimet në dy ndërmarrjet publike, përkatësisht në Trepçë dhe Telekom të Kosovës. /KP

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img