Site icon PrishtinaPress

Kurti: Tekst më të mirë të marrëveshjes nuk ka qenë e mundur të mbërrijmë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po raporton në Kuvendin e Kosovës rreth takimit ‘maratonë’ të Ohrit më 18 mars.

Kurti foli rreth pajtueshmërisë për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel.

Ai tha se në këtë situatë nuk kanë mundur të kenë ndonjë tekst më të mirë të marrëveshjes.

“Tekst më të mirë të marrëveshjes në situatën që jemi nuk ka qenë e mundur të mbërrijmë. Ato detyrimet nga e kaluara janë të përfshira implicit në dialog dhe çdo gjë do ta konsiderojmë nga prizma e ligjshmërisë, e kushtetutshmërisë dhe kartave evropiane”, theksoi ai.

Exit mobile version