Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Adam Michnik, ish-veprimtar, shkrimat e aktivist i njohur nga Polonia.
Kurti ka treguar se për çfarë biseduan me Michnikun, i cili është i përkthyer edhe në gjuhën shqipe.
Në shkrimin e tij, Kurti ka theksuar se Michnik i ka folur me admirim për Ismail Kadarenë dhe Fatos Lubonjën, dy shkrimtarë nga Shqipëria.
“Flet me admirim për Ismail Kadarenë dhe Fatos Lubonjën, por edhe për polemikën e tyre me njëri-tjetrin. Evokon përplot mbresa takimet me Adem Demaçin e Veton Surroin, dhe pyet për Kosovën sot” – ka shkruar ai.