Site icon PrishtinaPress

Kurti takon Sarrazinin: Presim me padurim më shumë rezultate nga Procesi i Berlinit

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me Emisarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në takim, Kurti tha se është biseduar për shumë çështje, nga marrëdhëniet mes dy vendeve, e deri te bashkëpunimi rajonal e integrimi ekonomik në Procesin e Berlinit.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, dhe bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik në Procesin e Berlinit, ishin tema të diskutimit me Emisarin Special Manuel Sarrazin në rezidencën e Ambasadorit të Kosovës në Gjermania sot. Teksa Procesi i Berlinit shënon 10 vjetorin e tij sivjet, presim me padurim më shumë rezultate”, tha Kurti në një postim në X.

Exit mobile version