Site icon PrishtinaPress

Kurti takon profesorin e Iowas, folën për për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim profesorin e Universitetit shtetëror të Iowa, Curtis Youngs.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se në këtë takim janë theksuar të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë.

Në këtë takim gjithashtu është diskutuat edhe për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë.

“Në takim u bisedua për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit akademik dhe profesional ndërmjet Iowa-s dhe Kosovës për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare”.

“U vlerësua zbatimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Universitetin e Iowa-s të Shkencës dhe Teknologjisë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në bujqësi dhe blegtori”, thuhet tutje në njoftim

Exit mobile version