1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takon përfaqësuesit e QUINT-it, flasin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog​, Besnik Bislimi, takoi ambasadorët dhe zëvendësambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, njofton Zyra e Kryeministrit.

Siç njofton Zyra e Kurtit, në këtë takim është diskutuar për zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi, të nënshkruar më 18 mars në Ohër, si dhe, për takimin e ekipeve teknike që u mbajtë në Bruksel, më 4 prill.

“Në takim u diskutua për procesin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike me Serbinë dhe Planin e Zbatimit të adoptuar me 18 mars ndërmjet të dyja shteteve. Kryeministri Kurti dhe zv.Kryeministri Bislimi informuan përfaqësuesit diplomatikë mbi rezultatet e takimit të fundit në Bruksel me 4 prill, dhe pritjet e tij nga ky proces në javët dhe muajt në vazhdim”, thotë komunikata.

Sipas ZKM-së në këtë takim, partnerët perëndimorë shprehen përkushtimin në zbatimin e marrëveshjes dhe kërkuan që të procesi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evroprës dhe aplikimi i saj në Bashkimin Evropian, të bëhen sa më shpejt.

“Ata shprehën përkushtimin e tyre të plotë për zbatim gjithëpërfshirës dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes. Kërkuan gjithashtu që procesi i anëtarësimit të Republikës se Kosovës në Këshillin e Evropës dhe pranimi i aplikimit të Republikës së Kosovës në BE të procedohet me shpejtësi si dy veprime fillestare të partnerëve tanë, që do të duhej të derivojnë nga dakordimi rreth Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të zbatimit të saj”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img