1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takon Pecin dhe Tomaniqin e Zveçanit, flasin për qeverisjen komunale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq e atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, takuan kryetarin e Zveçanit, Ilir Pecin, bashkë me nënkryetaren Natasha Tomaniq.

Gjatë takimit, temë qendrore ishte qeverisja komunale, shërbimet e reja, përfshirë ato që ofrohen nga agjencitë qendrore, të cilat sipas njoftimit, janë funksionalizuar në komunën e Zveçanit.

“Kryetari Ilir Peci, e njoftoi kryeministrin me projektet e përfunduara, 12 sosh, gjatë mandatit tij dhe për projektet që janë në proces të zbatimit. U veçua praktika e takimeve të rregullta javore ndërmjet drejtuesve komunalë dhe qytetarëve të të gjitha komuniteteve, gjë që dëshmon nivelin e mirë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve”.

“Masat mbështetëse të komunës për banorë në fushën e bujqësisë, nga të cilat shumica e përfituesve vijnë nga radhët e komunitetit serb, masat e punësimit të mbështetura nga Qeveria, e prej të cilave deri më tani 80 qytetarë janë punësuar, si dhe bashkëpunimin e afërt të komunës me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se në këtë takim u fol edhe rreth sfidave që sipas qeverisë, janë trashërguar në komunë, për nevojën për investime publike në zgjerimin, funksionalizimin dhe përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit, sidomos në fshatrat më të thella të komunës.

“Me këtë rast, u theksua rëndësia e përgatitjeve dhe miratimi i buxhetit komunal sipas afateve të Qarkores Buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve, në mënyrë që buxheti për projektet aktuale dhe ato të reja të reflektojnë në Ligjin për Ndarje Buxhetore për vitin 2025”.

“Kryeministri Kurti falënderoi kryetarin Peci dhe drejtorët komunalë për punën e tyre të përditshme, angazhimin për përmirësimin e shërbimeve dhe mirëqenien e qytetarëve, pa dallim, si dhe për bashkëpunimin e mirë me institucionet qendrore”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img