Site icon PrishtinaPress

Kurti takon O’Brien: M’u konfirmua vazhdimi i mbështetjes amerikane për Kosovën

Kryeministri Albin Kurti ka takuar në Francë ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Kurti ka thënë se në këtë takim i është konfirmuar vazhdimi i mbështetjes amerikane për Kosovën.

“Folëm për progresin e shpejt ekonomik dhe demokratik të Kosovës, i njohur nga organizata ndërkombëtare. Përsërita angazhimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO si objektivat tona kryesore strategjike”, ka shkruar Kurti.

Exit mobile version