Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka qenë i ftuar në një Samit të Paqes në Seul, për të folur mbi paqen në rajonin Indo-Paqësor dhe në botë.
Kreu i ekzekutivit nëpërmjet një statusi në Twitter, ka bërë të ditur se gjatë vizitës atje ka takuar edhe ish-sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.
Kurti theksoi se ish-sekretarin e OKB-së e informoi për përmirësimin thelbësor që Kosova ka bërë që nga pavarësia e saj.
Postimi i plotë:
“Ishte kënaqësi të flisja dhe të isha pjesë e Samitit të Paqes të UPF në Seul në një diskutim mbi paqen në rajonin Indo-Paqësor dhe në botë. U takova edhe me ish-sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon dhe e informova atë për përparimin thelbësor që ka bërë Kosova që nga pavarësia jonë.”