1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takon në Seul ish-sekretarin e OKB-së, Ban Ki-Moon: E informova për progresin që ka bërë Kosova që nga pavarësia

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka qenë i ftuar në një Samit të Paqes në Seul, për të folur mbi paqen në rajonin Indo-Paqësor dhe në botë.

Kreu i ekzekutivit nëpërmjet një statusi në Twitter, ka bërë të ditur se gjatë vizitës atje ka takuar edhe ish-sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.

Kurti theksoi se ish-sekretarin e OKB-së e informoi për përmirësimin thelbësor që Kosova ka bërë që nga pavarësia e saj.

Postimi i plotë:

“Ishte kënaqësi të flisja dhe të isha pjesë e Samitit të Paqes të UPF në Seul në një diskutim mbi paqen në rajonin Indo-Paqësor dhe në botë. U takova edhe me ish-sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon dhe e informova atë për përparimin thelbësor që ka bërë Kosova që nga pavarësia jonë.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img