Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias.
Kurti tha se në këtë takim është diskutuar për sulmin terrorist në Banjskë, ku sot u bënë një muaj prej se Serbia tentoi ta aneksojë veriun e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Shijova takimin me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias. Fola për sulmin terrorist dhe si trupat paramilitare nuk u lanë ta zhvillojnë planin e tyre për një konflikt më të gjerë. Diskutuam edhe bashkëpunimin me trupat e KFOR-it në kufirin në veri”, shkroi Kurti.