Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak.
Gjatë takimit, Kurti shprehu mirënjohjen e tij për Republikën e Çekisë për mbështetjen që i ka dhënë dhe vazhdon t’i jep Kosovës.
“…përfshirë këtu kontributin e Çekisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë përmes misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit (EULEX), përkrahjen përmes votës në proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe tash së fundmi rolin e saj në procesin e suksesshëm të liberalizimit të vizave.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Kurse Dvorak tha se Çekia është mbështetëse dhe mike e afërt e Kosovës dhe e integrimit të saj euro-atlantik.
Martin Dvorak kishte shërbyer si administrator i Komunës së Istogut dhe Gjakovës ndërmjet vitit 1999-2002.