3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takon kryeshefin ekzekutiv të OGP: Folëm për përgjegjësitë dhe rolin e Kosovës si anëtare e re

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryeshefin ekzekutiv të Partneritetit për Qeveri të Hapur [OGP], Sanjay Pradhan, në kuadër të Samitit që po mbahet në Talin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se gjatë takimit me Pradhan kanë folur për anëtarësimin e Kosovës dhe rolin e saj si anëtare e re.

“Takimin e radhës në Tallinn të Estonisë, e zhvillova me Kryeshefin ekzekutiv të Partneritetit për Qeveri të Hapur (OGP), Sanjay Pradhan. Bashkë folëm për anëtarësimin tonë në muajin gusht, përfitimet e qytetarëve nga ky anëtarësim, përgjegjësitë dhe rolin e Kosovës si anëtare e re”, shkroi ai.

Takimin e radhës në Tallinn të Estonisë, e zhvillova me Kryeshefin ekzekutiv të Partneritetit për Qeveri të Hapur (OGP),…

Posted byAlbin Kurtion Wednesday, September 6, 2023

Kujtojmë se Partneriteti për Qeverisje të Hapur është një iniciativë shumëpalëshe që synon të sigurojë angazhime konkrete nga qeveritë kombëtare dhe nën-kombëtare për të promovuar qeverisjen e hapur, për të fuqizuar qytetarët, për të luftuar korrupsionin dhe për të shfrytëzuar teknologjitë e reja për të forcuar qeverisjen.

Në frymën e bashkëpunimit me shumë palë, OGP mbikëqyret nga një komitet drejtues që përfshin përfaqësues të qeverive dhe organizatave të shoqërisë civile.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img