1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takon drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, flasin për progresin demokratik në sfera të ndryshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar në Kosovë (NDI),Nancy Soderberg.

Zyra e Kryeministrittha se p rogresi demokratik në sfera të ndryshme të shoqërisë dhe angazhimi për gjithëpërfshirje gjatë ndërtimit të politikave ishin në fokus të bisedimit.

“Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të znj. Soderberg dhe të NDI-së, në shumë fusha me prioritet duke përfshirë demokratizimin, transparencën dhe llogaridhënien institucionale”.

“Ky ishte takimi i tretë për këtë vit në kryeministri ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Drejtores Soderberg, dhe së bashku me komunikimin e vazhdueshëm konfirmojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm, dhe kontributin e përbashkët për zhvillim dhe fuqizim të demokracisë”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img