Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takyar Bordin e ri Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike “Trepça”, të emëruar në mbledhjen e 212-të të Qeverisë.
Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar rreth veprimeve të menjëhershme, planeve dhe synimeve afatgjata për ndërmarrjen minerare.
“Bashkë diskutuan rreth veprimeve të menjëhershme dhe planet dhe synimet afatgjata për ndërmarrjen minerare. Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e Qeverisë për ta përkrahur Trepçën kundrejt një plani të qartë të veprimit”.
“Qeveria e Republika e Kosovës synon ruajtjen e pronësisë publike dhe rivitalizimin e Trepçës në përputhje me interesin shoqëror, ekonomik dhe mjedisor”, thuhet tutje në komunikatë.