Site icon PrishtinaPress

Kurti takon autoren Blerina Rogova-Gaxha, diskutuan për librin e saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim autoren Blerina Rogova-Gaxha.

Sipas komunikatës nga zyra e kryeministrit, kujtesa kolektive dhe fuqia e letërsisë për ta mbajtur gjallë atë, ishin temat që u diskutuan ndërmjet Kurtit dhe Rogova-Gaxhës.

U bisedua edhe për librin “Memorie dhe Traumë: Kujtesa e luftës 1998-1999 në letërsinë shqipe në Kosovë”, nga autorja Blerina Rogova Gaxha. Ky projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u vlerësua për rëndësinë në ruajtjen dhe kujtimin e së kaluarës së Kosovës.

Kurti ritheksoi angazhimin e Qeverisë për mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive, e cila do t’u shërbejë edhe brezave të ardhshëm.

U theksua rëndësia e ballafaqimit me të kaluarën, si një proces shërues dhe mekanizëm i shëndetshëm për përparimin shoqëror.

Ndërsa Rogova-Gaxha tha se “Memorie dhe Traumë” hulumton dhe interpreton transmetimin dhe qarkullimin e memories së luftës e të kujtimeve traumatike në letërsi, me qëllimin e sjelljes së rezultateve që e dëshmojnë peshën e letërsisë si medium i kujtesës kulturore për ta mbajtur gjallë kujtesën kolektive të luftës.

Exit mobile version