Site icon PrishtinaPress

Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së për “koordinim për temat aktuale”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe bëhet e ditur se qëllimi i takimit ishte informimi dhe koordinimi për temat aktuale.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit bëhet e ditur se fillimisht u diskutua mbi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kurti i falënderoi shtetet e QUINT-it për mbështetjen e vazhdueshme dhe i informoi ata mbi hapat që po ndërmerr vendi ynë në këtë proces, duke i adresuar rekomandimet nga Raporti i Juristëve Eminent. Kryeministri deklaroi se presim avancim në procesin e anëtarësimit, si domosdoshmëri për forcimin e mëtutjeshëm të drejtësisë dhe sundimit të ligjit, dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version